Vinicius Jr refuzoi ofertë miliardash nga Arabia Saudite

Futboll

Vinicius Jr refuzoi ofertë miliardash nga Arabia Saudite

Më: 11 prill 2025 Në ora: 11:37
Vinicius

Futbollisti i Kombëtares së Brazilit, Vinicius Jr ka refuzuar një ofertë miliardash nga Arabia Saudite.

La Ser raporton se futbollisti i Real Madridit kishte një ofertë të çmendur nga klubet arabe.

Oferta kapi miliardin dhe Vini do të bëhej lojtari më i shtrenjt në histori të futbollit botëror, por që e refuzoi vetëm për të vazhduar te Real Madridi.

24-vjeçari gjatë këtij sezoni ka shënuar 19 gola dhe ka bërë 14 asiste në 43 paraqitje në të gjitha garat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat