Arteta: Rice është i gatshëm për ndeshjen ndaj Realit

Futboll

Arteta: Rice është i gatshëm për ndeshjen ndaj Realit

Më: 11 prill 2025 Në ora: 16:27
Mikael Arteta

Trajneri i Arsenalit, Mikael Arteta ka njoftuar se Daclan Rice do të jetë i gatshëm për ndeshjen e kthimit të Champions League, ndaj Real Madridit.

Mesfushori anglez pati paraqitje fantastike në ndeshjen e parë, ku shënoi dy supergola në fitoren 3-0, derisa u largua nga loja para kohe, shkaku i një lëndimi, shkruan IndeksOnline.

Lëndim pësoi edhe Bukayo Saka, por që nga deklarimi i trajnerit të ”topçinjëve”, edhe ai do të jetë i gatshëm të luaj të mërkurën.

“Declan Rice dhe Saka janë në formë, pa probleme apo lëndime.

Gjithçka është mirë”, ka deklaruar Arteta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat