Xherdan Shaqiri i papërmbajtshëm, po kush e mendonte këtë

Futboll

Xherdan Shaqiri i papërmbajtshëm, po kush e mendonte këtë

Nga: K. Goca Më: 12 prill 2025 Në ora: 22:17
Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri po e dërgon Baselin drejt titullit të kampionit të Zvicrës.

Gjithçka në regjimin e djalit nga Kosova, Xherdan Shaqirit, i cili ka realizuar dy gola në fitoren e Baselit me rezultat 4:0 në konak të Zurich-ut.

Golat i realizuan Otele (10'e 59'), Shaqiri (43' e 52'). 

Image

Xherdan Shaqiri

Goli i parë i Shaqirit do të mbahet mend gjatë, nga afërsia e këndi i vdekur goditi fuqishëlm topin goditi tërthorësen shtyllën e majtë dhe futet në rrjetë. 

Në minutën e 52-të Shaqiri nga gjuajtja e lirë rreth 18 metra ka shënuar gol të bukur në këndin e epërm të majtë 

Albian Ajeti ka asistuar në golin e Oteles në minutën e 59-të për 0:4.

Kapiteni Xherdan Shaqiri, Leon Avdullahu e Albian Ajeti, u paraqitën nga minuta e parë për Baselin.

Bledian Krasniqi e Lindrit Kamberi u paraqitën titullarë për Zurich-un.

Krasniqi u zëvendësua në minutën e 75-të.

Pas javës së 32-të Baseli kryeson me 58 pikë e ka 7 më shumë se Servette (një ndeshje më pak) dhe Zurich renditet në pozitën e 6-të me 47 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat