Real Madrid kërkon një tjetër lojtar të Liverpoolit

Futboll

Real Madrid kërkon një tjetër lojtar të Liverpoolit

Më: 13 prill 2025 Në ora: 15:47
Liverpooli

Përveç Trent Alexander Arnold, Real Madrid kërkon një tjetër lojtar nga Liverpooli.

‘Los Blancos’ ka treguar interes edhe për mesfushorin e Liverpool, Alexis Mac Allister, sipas Marcas.

Galaktikët besojnë se mesfushori argjentinas u përshtatet shumë mirë ekipit.

Këtë sezon, ai ka luajtur në 44 ndeshje për Liverpool-in në të gjitha në të gjitha kompeticionet, duke shënuar gjashtë gola dhe duke dhënë katër asistime.

Kontrata e tij me Reds është deri në verën e vitit 2028.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat