De Bryjne flet për të ardhmen

Futboll

De Bryjne flet për të ardhmen

Më: 13 prill 2025 Në ora: 17:43
Mesfushori Kevin De Bryjne 

Mesfushori Kevin De Bryjne ka vendosur që në fund të sezonit t’i thotë lamtumirë Mançester Sitit, por jo futbollit. 

Në moshën 33-vjeçare, ai ndjen se ka ende shumë për të dhënë dhe e ardhmja mbetet e hapur.

Pas fitores 5-2 ndaaj Kristal Palas, belgu deklaroi se mund të qëndrojë edhe në Angli, por duhen shikuar edhe propozimet.

“Të jem i sinqertë, nuk e di. Mund të ketë një shans për të qëndruar në Angli. Më duhet ende të flas me klubet dhe mbi të gjitha me familjen time.

E di që nuk jam më aq i ri, por ende ndihem i aftë të luaj në një nivel shumë të lartë. Nëse vjen një projekt interesant, unë jam gati të dëgjoj”, përfundoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat