Kosova e Dusseldorfit pëson humbje në derbin e edicionit 

Futboll

Kosova e Dusseldorfit pëson humbje në derbin e edicionit 

Nga: K. Goca Më: 13 prill 2025 Në ora: 19:31
Tabela

Kosova e Dusseldorfit nuk është lider në Landesliga.

Djelmoshat kuqezi sot nuk e patën ditën e tyre duke pësuar humbje në udhëtim me rezultat 2:0 nga VfL Jüchen-Garzweile.

Përballja mes këtyre skuadrave ka qenë edhe derbi i edicionit në Landesliga.

Pas javës së 27-të në Landesliga VfL Jüchen-Garzweile kryeson me 61 pikë, ka një më shumë se Kosova.

FC Remscheid renditet në vend të tretë me 55 pikë.

Në javën e ardhshme Kosova do të ndeshet me DV Solingen dhe Juchen luan në konak të Holzheimer SG 1920.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat