Rummenigge flet si ish i dyfishtë

Futboll

Rummenigge flet si ish i dyfishtë

Më: 15 prill 2025 Në ora: 12:44
Rummenigge

“Për Bayernin do të nevojitet një mrekulli e vogël, pas rezultatit të ndeshjes së parë në Mynih, sepse Interi u paraqit me një skuadër shumë të mirë.

E them me të vërtetë këtë. Kështu, do të jetë një ndeshje e vështirë për Bayernin në “San Siro”, edhe pse jo e pamundur.

Për mua Interi është favorit për të kaluar më tej”.

Kështu është shprehur Karl-Heinz Rummenigge, ish-lojtar i të dyja skuadrave, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, në prag të sfidës së kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve, që do të luhet të mërkurën prej orës 21:00.

“Të gjitha janë të mundura në një ndeshje të vetme, përmbysja është e arritshme, sepse me vetëm një gol epërsi, skuadra bavareze shkon të paktën në shtesë. Sidoqoftë, Bayernit i duhet një mbrëmje vërtet e mirë.

Humbjen në ndeshjen e parë e pësuam paksa në mënyrë të lehtë, e pranoj, sepse pas golit të Müller do të kishte qenë më e mençur të kënaqeshim me një barazim. Në vend të kësaj, shtymë për fitoren me çdo kusht dhe pësuam një gol që na kushtoi shumë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat