KF Iliria kampione edhe jashtë fushe

Futboll

KF Iliria kampione edhe jashtë fushe

Më: 15 prill 2025 Në ora: 17:31
Pamje nga festa

KF Iliria kampione edhe jashtë fushe, pas triumfit në Kategorinë e Dytë dhuron gjak për të sëmurët me talasemi!

Një ditë pasi siguruan titullin kampion në Kategorinë e Dytë, KF Iliria ishte protagoniste edhe jashtë fushe me gjestin e bërë duke dhuruar gjak për të sëmirët talasemikë.

Futbollistët, stafi drejtues por edhe disa tifozë, të cilët morën shembullin nga heronjtë e tyre në fushë, iu drejtuan një prej qendrave spitalore në kryeqytet për të dhuruar gjak.

Iliria arriti të shpallej kampione  e Kategorisë së dytë duke fituar 1-0 edhe finalen me Luftëtarin. Sezonin tjetër, skuadra nga Fushë Kruja do të luajë në Kategorinë e Parë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat