Trajneri i Newcastlet shtrohet në spital

Futboll

Trajneri i Newcastlet shtrohet në spital

Më: 15 prill 2025 Në ora: 19:35
Eddie Howe

Newcastle United ka njoftuar se trajneri i tyre, Eddie Howe, është shtruar në spital pasi u diagnostikua me pneumoni.

Klubi e ka konfirmuar lajmin dhe ka siguruar tifozët se Howe është duke marrë kujdesin e duhur mjekësor dhe po rikuperohet.

Ky lajm ka ngjallur shqetësim mes tifozëve të klubit, të cilët kanë treguar mbështetje për trajnerin e tyre.

Newcastle United ka falënderuar tifozët për mirëkuptimin dhe urimet e tyre të mira gjatë kësaj periudhe të vështirë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat