Fundi i karrierës së tij është afër: Neymar u largua nga fusha i përlotur, pësoi një dëmtim

Futboll

Fundi i karrierës së tij është afër: Neymar u largua nga fusha i përlotur, pësoi një dëmtim

Më: 17 prill 2025 Në ora: 11:08
Neymar

Sulmuesi brazilian, Neymar Junior ka pësuar sërish një dëmtim të rëndë, i cili ka bërë që ai të largohet i përlotur nga fusha.

Santos u takua në raundin e katërt me Atletico Mineiro dhe ndeshja u shënua nga lëndimi i yllit të madh të Santosit, i cili u largua nga fusha në minutën e 34-të.

Neymar nuk mund të ecte, po qante si një fëmijë i vogël, ndaj të gjithë e kuptuan menjëherë se bëhej fjalë për një dëmtim të rëndë.

Brazilianët kanë frikë se Neymar, në moshën 34-vjeçare, mund të tërhiqet nga futbolli, sepse trupi i tij nuk është në gjendje të përballojë sfida më serioze.

Këtë sezon, ai luajti dhjetë ndeshje në të gjitha garat dhe arriti të shënojë tre gola dhe të asistojë tre herë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat