Fiorentina dhe Chelsea, më afër gjysmëfinales

Futboll

Fiorentina dhe Chelsea, më afër gjysmëfinales

Më: 17 prill 2025 Në ora: 11:19
Foto ilustrim

Tetë skuadra do të luajnë ndeshjet e kthimit të vlefshme për çerekfinalet e Ligës së Konferencës.

Chelsea do të luajë me Legia-n e Varshavës në orën 18:45, ku ”Blutë” e Londrës vijnë me avantazhin prej 3 golave.

Në të njëjtin orar do të zhvillohet edhe sfida mes Jagellonia-Betis.

Ndërsa në mbrëmje në orën 21:00, Fiorentina pret Celje-n dhe Rapidi përballet me Djurgardenin.

NDESHJET E SOTME

Chelsea – Legia (3-0) Ora 18:45

Jagellonia – Betis  (0-2) Ora 18:45

Fiorentina – Celje  (2-1) Ora 21:00

Rapid- Djurgarden  (1-0) Ora 21:00

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat