Tudor me sytë nga infermieria

Futboll

Tudor me sytë nga infermieria

Më: 17 prill 2025 Në ora: 13:31
Tudor

Te Juventus ka disa lojtarë për t’u monitoruar përpara ndeshjes të së hënës në mbrëmje në Parma.

McKennie dhe Koopmeiners, të cilët dolën të lënduar nga ndeshja kundër Lecce, vazhduan stërvitje më vete, por gjendja e tyre nuk duket shqetësuese.

Atyre iu bashkuan Yildiz dhe Renato Veiga, gjithashtu të dëmtuar.

Situata më problematike duket me turkun, i cili gjatë seancës stërvitore të mëngjesit të së mërkurës pësoi një traumë në kofshën e djathtë.

Situata e tij do të vlerësohet dita-ditës, me shpresën se do të rikuperohet.

Gjithsesi, prania e tij në Tardini është në dyshim. Ndërsa mbrojtësi portugez nuk u stërvit për shkak të simptomave të gripit. Perin dhe Mbangula gjithashtu vazhduan përgatitjen veçmas.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat