Tri klubet e mëdha angleze mahniten nga ylli i Bundesligës

Futboll

Tri klubet e mëdha angleze mahniten nga ylli i Bundesligës

Më: 17 prill 2025 Në ora: 19:31
Foto ilustrim

RB Leipzig pret të marrë një ofertë të jashtëzakonshme në merkaton e verës nga Premier League.

Gjermanët kanë një sulmues që kërkohet nga Manchester United, Chelsea dhe Arsenal. Bëhet fjalë për Benjamin Šeško, i cili kushton 86 mln paundë.

Tri klubet angleze janë gati ta paguajnë këtë shifër, sepse sulmuesi shtatlartë është një nga emrat më premtues të futbollit europian.

Për të ka shfaqur interes edhe Bayern, por bavarezët janë tërhequr shpejt, sepse nuk kanë financat e duhura për të përballuar këtë blerje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat