Flamurtari merr lajmin e keq para “finales” me Vorën

Futboll

Flamurtari merr lajmin e keq para “finales” me Vorën

Më: 19 prill 2025 Në ora: 15:27
Flamurtari

Flamurtari do të luajë ditën e nesërme një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij sezoni.

Vlonjatët do të udhëtojnë në Vorë për të sfiduar ekipin e Arian Bellait, një takim që do të vendos për fatin e kuqezinjve për ngjitjen në Superiore.

Skuadra e drejtuar nga Artim Pollozhani është e dënuar vetëm për fitoren për t’u rikthyer në Superiore, në të kundërt Besa e Kavajës do t’i kërcënonte, duke u rimarrë vendin.

Nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi vlonjatët kanë marrë një lajm të keq para kësaj sfide. Denis Pjeshka është dëmtuar në stërvitje dhe do të jetë mungesë e sigurtë ndaj Vorës.

Kështu shkon në 5 numri i të munguarve, pasi siç dihet nuk do të mund të japin kontributin e tyre as Bruno Telushi, Albi Allë, Stivi Frashëri dhe Valentino Murataj për shkak se ende nuk janë rikuperuar.

Rruga drejt Superiores vështirësohet, teksa mbetet të shihet se cili do të jetë plani B i Pollozhanit për të zëvendësuar të munguarit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat