Borussia Monchengladbach e do shqiptarin nga Kosova

Futboll

Borussia Monchengladbach e do shqiptarin nga Kosova

Më: 20 prill 2025 Në ora: 13:44
Leon Avdullahu në veprim

Mesfushori i Baselit, Leon Avdullahu është gati të bëjë hapin e madh në karrierë.

Këtë sezon ai po shkëlqen me fanellën e Baselit dhe shumë skuadra të mëdha evropiane kanë shprehur interesimin për të.

Pas Real Betisit, Fiorentinës dhe Wolfsburgut, i është shtuar listës edhe skuadra e Borussia Monchengladbach, të cilët kanë zhvilluar edhe bisedimet me lojtarin nga Kosova.

Avdullahu, në këtë sezon ka bërë 32 paraqitje me Baselin ku ka shënuar 1 gol.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat