Reali mezi fiton në minutën e 90+3

Futboll

Reali mezi fiton në minutën e 90+3

Nga: K.G. Më: 20 prill 2025 Në ora: 23:03
Pamje nga ndeshja

Real Madridi me vuajtje ka marrë tre pikë në "Santiago Bernabeu".

Fitorre e mundimshme dhe në çastet e fundit, në minutën e 90+3.

Reali e ka mposhtur me rezultat 1:0 Athletic Bilbaon dhe e ruan hapin për kreun e tabelës.

Futbollisti Valverde në minutën e 90+3 solli triumfin e madrilenëve.

Valverde shënoi gol me goditje mjeshtërore.

Pas javës së 32-të në Kampionatin e Spanjës Barcelona kryeson me 73 pikë, duke lënë pas Realin me 69 dhe Athletic Bilbao është në pozitën e 4-të me 57 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat