Rekord pikësh mund ta hedhë nga Superiorja

Futboll

Rekord pikësh mund ta hedhë nga Superiorja

Më: 22 prill 2025 Në ora: 11:43
Skënderbeu

Skënderbeu mbyll këtë sezon në Superiore me një finale të mirëfilltë ndaj Bylisit në Korçë, i ndërgjegjshëm që nuk ka shumë alternativa në dispozicion përveç fitores.

Skuadra korçare është aktualisht në zonën play-out, por do të jenë ndeshjet e javës së fundit ata të cilat do të përcaktojnë nëse do të vazhdojë të mbajë këtë pozicion.

Dhe për ekipin korçar, alternativa e vetme është fitorja në këtë sfidë, pasi çdo rezultat tjetër praktikisht mund ta hedhë nga Superiorja.

Bilanci negativ në ndeshjet direkte që ka me Tiranën dhe Laçin, që e ndjekin me 2 pikë më pak në renditje aktualisht, bën që barazimi të jetë i pavlefshëm për korçarët, pasi mjafton që njëra nga këto dy skuadra të fitojë ndeshjen e vet që ekipi i drejtuar nga Gjoka ta shohin veten të rënë në Kategorinë e Parë.

Gjë që padyshim do të cilësohej si një katastrofë për ekipin korçar që ka regjistruar në fazën e katërt rekordin e këtij sezoni, me 12 pikë të siguruara deri tani, por që mund të mos mjaftojnë për ta mbajtur pjesë të elitës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat