Berat Gjimshiti “trondit” Shqipërinë

Futboll

Berat Gjimshiti “trondit” Shqipërinë

Më: 23 prill 2025 Në ora: 15:17
Berat Gjimshiti

Një lajm jo i mirë për trajnerin Sylvinho në më pak se dy muaj përpara sfidave me Serbinë dhe Letoninë.

Bëhet fjalë për gjendjen optimale jo të mirë të kapitenit të Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti.

Siç raportojnë mediat italiane, mbrojtësi kuqezi ka kryer sot stërvitjen me Atalantën në mënyrë individuale nga pjesa tjetër e grupit.

Gjimshiti pati një shqetësim në sfidën me Milanin në javën e kaluar dhe u zëvendësua nga trajneri Gasperini në pjesën e dytë.

Bëhet fjalë për një ndrydhje të këmbës nga ana e shqiptarit. Ditën e nesërme do të vlerësohet sërish gjendja e Berat Gjimshitit, por nëse nuk ia del të rikuperohet do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit. Rikujtojmë se sfidat e Kombëtares janë më 7 qershor ndaj Serbisë dhe me 10 qershor ndaj Letonisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat