Real Sociedad zyrtarizon largimin e trajnerit

Futboll

Real Sociedad zyrtarizon largimin e trajnerit

Më: 24 prill 2025 Në ora: 19:58
Carlo Ancelotti dhe Imanol Alguacil

Real Sociedad ka njoftuar largimin e trajnerit Imanol Alguacil në fund të sezonit aktual.

Pjesë e klubit që prej vitit 2013, tashmë spanjolli do të ndajë rrugën duke filluar nga 1 korriku, kur i përfundon edhe kontrata.

Sociedad ka pasur paraqitje mjaft pozitive këtë sezon, teksa ende është në luftë për një vend në Europa League apo Conference Leauge.

Në drejtimin e Imanol Alguacil, ekipi ka grumbulluar 42 pikë në 33 ndeshje.

Ndërkohë, vendimin për largimin e tij nga Sociedad e ka dhënë vetë trajneri 53-vjeçar.

Ky i fundit ka kërkuar largimin, duke nisur kështu kërkimet për një aventurë të re që do ta presë në verë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat