Atletico Madrid shënon fitore të thellë 

Futboll

Atletico Madrid shënon fitore të thellë 

Nga: K.G. Më: 24 prill 2025 Në ora: 23:20
Pamje nga ndeshja

Atletico Madridi pa ndonjë vështirësi e ka mposhtur me rezultat 3:0 Rayo Vallecanon, në derbin e kryeqytetit spanjoll.

Futbollisti Sorloth (3'), Gallagher (45') e Alvarez (77') - shënuan për fitoren e thellë.

Pas javës së 33-të Atletico Madridi është në vend të tretë me 66 pikë e Rayo Vallecano në të 11-tin me 41 sosh.

Barcelona kryeson me 76 pikë e ka 4 më shumë se Real Madridi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat