Ndeshja Gostivari - Rabotniçki luhet pa praninë e shikuesve

Futboll

Ndeshja Gostivari - Rabotniçki luhet pa praninë e shikuesve

Nga: K.G. Më: 25 prill 2025 Në ora: 23:22
Pamje nga një ndeshje

Në pritje të ndeshjeve të javës së 29-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut, KF Gostivari sot ka konfimuar banorët e Gostivarit se ndeshja e së dielës me ekipin e Rabotniçkit do të luhet pa publik në stadiumin “Boris Trajkovski” në Shkup.

Kjo dhe të gjitha ndeshjet e tjera fillojnë në orën 16:00. 

Nesër Vardari luan me Besën, ndërsa të hënën Brera Strumica dhe Voska Sport.

Secila ndeshje ka peshën e vet qoftë për kreun e tabelës qoftë për skuadrat e që luftojnë për ekzistencë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat