Bayerni mund të shpallet sot kampion

Futboll

Bayerni mund të shpallet sot kampion

Më: 26 prill 2025 Në ora: 13:50
Pamje nga një ndeshje

Bayern Munihu mund të sigurojë titullin e Bundesligës që sot.

“Bavarezëve” i duhet të mposht Mainzin në “Allianz Arena”, për të rikthyer primatin në elitën e futbollit gjerman.

Mundësi e artë do të jetë për sulmuesin anglez, Harry Kane pasi që nuk ka arritur asnjëherë të fitojë ndonjë trofe në futboll.

Anglezi shpeshherë ishte tallur në rrjetet sociale për këtë gjë.

Ndeshja mes të dyja këtyre skuadrave pritet të zhvillohet sot në orën 15:30.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat