Vllaznia, “tris” golash me Apoloninë

Futboll

Vllaznia, “tris” golash me Apoloninë

Më: 26 prill 2025 Në ora: 17:51
Pamje nga ndeshja

Vllaznia forcon kreun në kampionatin kombëtar të futbollit të femrave, teksa ka marrë fitoren e 16-të të shtunën në “Loro Boriçi”.

Gjithçka ka ndodhur në kuadrin e javës së shtatëmbëdhjetë, ndërsa Vllaznia ka patur përballë Apoloninë në një ndeshje, e cila ka ardhur drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Shkodranet e Nikolin Lekës e kanë gjetur shpejt golin e avantazhit, teksa në të 5’ ka shënuar Xhones. Në pjesën e dytë vjen dhe goli i Lufos sapo nis pjesa e dytë.

Dhe për të kompletuar suksesin e Vllaznisë erdhi goli i Megi Doçit në të 63’ dhe 3-0. Goli i nderit për Apolonisë u fiksua në fund kjo me autore De Souza. Përfundimisht 3-1, ndërsa Vllaznia mbërrin në kuotën e 48 pikëve një javë përpara fundit të garës së rregullt.

Ndërkohë Egnatia ka fituar 3-0 me Lushnjën, kurse e diela do të jetë për sfidat Laçi – Partizani dhe Gramshi – Kinostudio dhe javën e kompleton Tirana – Teuta. Vllaznia, Gramshi, Apolonia e Partizani janë katër ekipet që do të luftojnë për titull kampion në fazën finale për sezonin 2024-2025, kurse shkodranet janë kampione në fuqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat