Interi dërgon skautë në stadium për ta ndjekur

Futboll

Interi dërgon skautë në stadium për ta ndjekur

Më: 27 prill 2025 Në ora: 13:18
Marotta

Mateo Pellegrino është një nga kandidatët e merkatos së Interit për sulmin e së ardhmes.

Në ndeshjen Lazio-Parma, raportohet se skautët e klubit zikaltër do të ndjekin nga afër sulmuesin në stadium.

Lajmi raportohet nga Tuttosport, e cila përmend edhe disa emra të tjerë në listën e Interit: Castro (Bologna), David (Lille), Krstovic (Lecce) dhe Lucca (Udinese).

Raportet ndërmjet Interit dhe Parmës janë të shkëlqyera dhe kjo shton shanset e transferimit të Pellegrinos. Marrëveshja do të jetë e lehtë për t’u arritur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat