Gjilani del me njoftim për gjendjen e Oltion Bilallit

Futboll

Gjilani del me njoftim për gjendjen e Oltion Bilallit

Më: 27 prill 2025 Në ora: 13:38
Pamje nga një ndeshje

Dje u zhvillua ndeshja e javës së 31-të në Albi Mall Superliga mes Gjilanit dhe Suharekës.

Gjatë ndeshjes lojtari i Gjilanit, Oltion Bilalli ishte përplasur me lojtarin e skuadrës, ku më pas u detyrua të largohet nga fusha.

Klubi doli me një njoftim zyrtar për gjendjen e futbollistit

“SC Gjilani njofton për gjendjen shëndetësore të sportistit Oltion Bilalli, i cili në ndeshjen e fundit pas një duelit në ajër, ka pësuar goditje në kokë edhe pjesën e qafës.

Pas ekzaminimeve të bëra pas përfundimit të ndeshjes në Spitalin Rajonal të Gjilanit, gjendja e Oltionit është stabile dhe pa pasoja serioze.

Rikthimi në aktivitet do të bëhet pas konsulatave të radhës me stafin mjekësor të ekipit”, u deklarua Gjilani në një postim në faqen e tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat