Manchester Utd shmang humbjen në minutën e 90+6

Futboll

Manchester Utd shmang humbjen në minutën e 90+6

Nga: K.G. Më: 27 prill 2025 Në ora: 17:02
Bournemouth

Skuadra e Manchester Utd nuk po kalon formë të mirë në Premier League, duke mbetur në pjesën e poshtme të tabelës.

Bournemouth si vendas ka barazuar me rezultat 1:1 me Manchester Utd, në takimin e javës së 34-të.

Futbollisti Semenyo në minutën e 23-të ka shënuar për epërsinë e vendasve. 

Bournemouth mbetet pa një lojtar në 22 minutat e fundit kur Evanilson u përjashtua me karton të kuq por kjo ishte një ndihmë e mirë për "Djajtë e kuq".

Në minutën e 90+6 Hojlund ka shënuar duke shmangur humbjen e Manchester Utd.

Bournemouth është në vend të 10-të me 50 pikë e Manchester Utd bie i 14-ti me 39 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat