Liverpooli bëhet krejt i kuq

Futboll

Liverpooli bëhet krejt i kuq

Më: 27 prill 2025 Në ora: 17:13
Liverpooli

Skuadra e Liverpoolit sot luan ndaj Tottenham Hotspur, ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të në Premier League.

Në rast se skuadra “The Reds” shënon fitore sot do të shpallet kampion për sezonin 2024/25.

Për këtë arsye, sot në rrugët e qytetit të Liverpoolit po mbizotron një atmosferë tejet e zjarrtë e krijuar nga tifozët e kuq.

Disa orë para se të fillojë ndeshja, shumë tifozë tashmë kishin mbërritur afër stadiumit “Anfield” vetëm për t’i pritur lojtarët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat