Reagimi i Jude Bellingham pas humbjes

Futboll

Reagimi i Jude Bellingham pas humbjes

Më: 27 prill 2025 Në ora: 17:23
Jude Bellingham

Reagimi i Jude Bellingham pas humbjes në Copa del Rey, ka disa fjalë për titullin

Real Madridi është mposhtur në finale të Copa del Rey nga Barcelona 3-2 pas vazhdimeve.

Ka qenë një ndeshje spektakolare, por në fund ishin katalunasit që triumfuan në finale.

Mesfushori anglez i Real Madridit, Jude Bellingham ka thënë se tani pas kësaj humbje kanë edhe pesë ndeshje përpara për ta fituar titullin.

“Ne i lamë të gjitha jashtë, por nuk do të ishte. Edhe 5 finale tani, ne duhet të japim gjithçka që kemi”, deklaroi mesfushori 21-vjeçar, duke iu referuar ndeshjeve të mbetura të La Liga-s , ku Reali mbetet mbrapa Barcelonës me katër pikë.

Pavarësisht një kartoni të kuq pas ndeshjes për përballjen me gjyqtarin, performanca e palodhur e Bellingham fitoi lëvdata si një luftëtar nga mediat spanjolle, duke ushqyer optimizmin për një përfundim të fortë të sezonit..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat