Ja çfarë ndodh me fluturimin e Interit drejt Barcelonës

Futboll

Ja çfarë ndodh me fluturimin e Interit drejt Barcelonës

Më: 29 prill 2025 Në ora: 11:07
Foto ilustrim

Një ndërprerje e madhe e energjisë elektrike preku dje pjesë të gadishullit Iberik dhe Francës jugore, duke shkaktuar ndërprerje në shërbimet publike dhe transport.

Pavarësisht këtij kaosi me energjinë elektrike, duket se nuk ka ndryshime përsa i përket ndeshjes së nesërme mes Barcelonës dhe Interit, e vlefshme për gjysmëfinalen e Championsit do të luhet.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, ekipi i Simone Inzagit do të stërvitet sot në “Appiano Gentile” përpara se të niset për në Barcelonë me një fluturim çarter në orën 17:00.

Zikaltërit morën siguri nga autoritetet kompetente dhe për momentin nuk priten probleme, gjithsesi nesër në mëngjes do të ketë një kontroll të mëtejshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat