Interi befason
Interi ka befasuar me lojë e rezultat në Barcelonë.
Përballja mes Barcelonës dhe Interit ka përfunduar baras (3:3) në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Champions League në futboll.
Rrebesh gola, gjithsej 6.
Barcelona- Interi 3:3
Shënues: Yamal (24'), Torres (38'), Sommer (65' - autogol) - Thuram (1'), Dumfries (21' e 64').
Kartona të verdhë: Martínez.
Barcelona: Szczesny; Kounde (Garcia 42'), Cubarsí (Christensen 83'), Iñigo Martínez, Gerard Martín (Araujo 46'); Pedri (Gavi 83'), De Jong; Lamine Yamal, Dani Olmo (Lopez 67'), Raphinha; Ferran Torres.
Inter: Sommer; Bisseck, Acerbi, Bastoni; Dumfries (Darmian 81'), Barella, Çalhanoglu (Frattesi 71'), Mkhitaryan, Dimarco (Carlos Augusto 56'); Thuram (Zielinski 81'), Lautaro Martínez (Taremi 46').
Një ndeshje që do të mbetet gjatë në kujtesën e dashamirëve të futbollit jo vetëm të Kontinentit të Vjetër.
Një Inter që ka treguar klasin e një ekipit që nuk ka ardhur rastësisht deri këtu dhe pretendon finalen e madhe të Champipns League.
Në sekondën e 30-të, Marcus Thuram kaloi në epërsi Interin.
Në minutën e 21-të u shtangën tifozët e Barcelonës, Dumfries në zonën e pesë metrave duke goditur bukur, 0:2..
Në minutën e 24-të, Yamine Yamal ka depërtuar për mrekulli e me goditje mjeshtërore nga rreth 13 metra ngushtoi rezultatin në 1:2.
Pas tre minutave (27') Yamal nga afërsia i pafat, goditja e tij u ndal nga traversa.
Në minutën e 38-të Barcelona ka barazuar (2:2) duke iu falënderuar Torresit.
Në minutën e 64-të, futbollisti Denzel Dumfrie i pandalshëm, shënoi me kokë për 2:3 në favor të Interit.
Nuk shkoi as një minutë (65’) lideri i kampionatit spanjoll, Raphinha nga rreth 22-23 metra goditi bukur ndërësa topo goditi traversën pastaj bie në shpinë të portierit Sommer duke shënuar autogol, 3:3.
Në minutën e 87-të Lamine Yamal me një prekje magjike të topit, për fat të keq të tij, u ndal në traversë.
Një barazim i madh për Interin, që i jep sado kudo një qetësi për takimin e kthimit në “San Siro.