Barcelona ka presionin e ndeshjes së kthimit

Futboll

Barcelona ka presionin e ndeshjes së kthimit

Më: 1 maj 2025 Në ora: 18:55
Jules Kounde

Mbrojtësi i Barcelonës, Jules Kounde, do të mungojë në ndeshjen e kthimit kundër Interit.

Francezi ka këputur një tendinë dhe mediat katalanase raportojnë se ai do të mungojë për një kohë të gjatë, që do të thotë se do të mungojë edhe për ndeshjen me Real Madridin më 11 maj.

“Nuk ndihem aspak mirë”, tha Kounde pas ndeshjes, duke shprehur qartë se ndiente dhimbje.

“Nuk është e lehtë kur luan çdo tri ditë. Nuk mund të stërvitesh dhe nuk mund të pushosh. Ky është rezultat i të luajturit çdo tre ditë”, tha trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, pas ndeshjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat