Chelsea me lehtësi ka shënuar fitore me rezultat 4:1 në konak të skuadrës suedeze, Djurgarden, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Conference League.
Vendasit nuk kishin kaçik që të bëjnë më shumë ndaj të kaltërve nga Londra.
Për Chelsean shënuan Sancho (13'), Madueke (43'), Jackson (59' e 65') dhe për vendasit realizoi lemayehu Mulugeta (68').
Chelsea mori rezultat të madh nga Stokholmi i Suedisë dhe është afër finales.