Tottenham - një hap afër finales së Europa League 

Futboll

Tottenham - një hap afër finales së Europa League 

Nga: K.G. Më: 1 maj 2025 Në ora: 22:56
Lojtarët e Tottenhamit

Tottenham ka treguar fuqinë ndaj Bodo/Glimt nga Norvegjia. 

Spursat treguan tjetër nivel për skuadrën norvegjeze, duke i shkaktuar humbje me rezultat 3:1, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Europa League. 

Bodo/Glimt nuk pati forcë që të kthehet me rezultat më të mirë nga Londra. 

Golat për vendasit i realizuan Johnson (1'), Maddison (34') e Solanka (61 - nga penalltia dhe për Bodon Saltnes (83’).

Tottenham është me një këmbë në finalen e madhe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat