Real Madridi ka triumfuar me rezultat 3:2 ndaj Celta Vigos.
Fillimisht dukej se Reali do të triumfonte pa ndonjë telashe por në minutat e fundit iu vështirësuan gjërat.
Tre pikë për Realin që ia mbajnë gjallë shpresat për të mbrojtur titullin në Spanjë.
Për Realin shënuan Guler (33'), Mbappe (39' e 48') dhe për udhëtuesit realizuan Rodriguez (69') e Swedberg (76').
Pas javës së 34-të, Barcelona kryeson me 79 pikë, e ndjekur nga Reali me 75 dhe Celta Vigo zë pozitën 7-të me 46 pikë.