Atalanta shkatërron me gola Monzën

Futboll

Atalanta shkatërron me gola Monzën

Nga: K.G. Më: 4 maj 2025 Në ora: 17:02
Skuadra e Atalantës

Atalanta kthehet me pikë në plota nga Monza.

Skuadra e Atalantës e ka mposhtur me rezultat 4:0 Monzën, në takimin e javës së 35-të në Serie A. 

Berat Gjimishti u paraqit nga minuta e parë në fitoren e madhe të skuadrës nga Bergamo.

De Ketelaere (12' e 23'), Lookman (47') e Brescianini (88’) - shënuan për triumfin e thellë të Atalantës.

Gjimshiti është zëvendësuar në minutën e 76-të.

Atalanta renditet në pozitën e tretë me 68 pikë dhe Monza e fundit me 15 pikë, që moti e përshendetur nga Serie A.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat