Mediet italiane: Asllani do të largohet nga Interi

Futboll

Mediet italiane: Asllani do të largohet nga Interi

Më: 5 maj 2025 Në ora: 09:53
Foto ilustrim

Interi dhe mesfushori shqiptar Kristjan Asllani raportohet se në fund të këtij sezoni do të ndajnë rrugët.

Pavarësisht formës së mirë që po tregon shqiptar ndeshjeve të fundit, megjithatë, sipas medieve italiane, Asllani do të largohet nga skuadra ‘Zikaltër’ në fund të këtij kampionati.

“Asllani është i destinuar për t’u larguar nga Inter në fund të këtij sezoni. Tashmë është marrë një vendim nga klubi”, shkruajnë mediet italiane.

Reprezentuesi i Shqipërisë thuhet se karrierën do ta vazhdojë në Serie A.

Ai është duke u vëzhguar nga disa klube tjera italiane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat