Partizani triumfon ndaj Dinamos

Futboll

Partizani triumfon ndaj Dinamos

Më: 10 maj 2025 Në ora: 21:06
Partizani

Partizani ka arritur të fitojë ditën e sotme ndaj Dinamos me rezultatin 2-1 me përmbysje në “Elbasan Arena”.

Kjo fitore i jep “demave të kuq” përfundimisht vendin e 3-të të renditjes së Superiores.

Nga ana tjetër, dinamovitët pozicionohen në vendin e katërt.

Sfida për Dinamon nisi mirë, të cilët kaluan në avantazh falë golit të Dejvi Bregut.

Megjithatë, Partizani arriti të barazojë shifrat në të parën me Malajn. Ndërsa në nisje të pjesës së dytë, “demat e kuq” përmbysën gjithçka me Guxhufin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat