Rrahmani nga minuta e parë e Napoli gabon, +1 pikë para Interit

Futboll

Rrahmani nga minuta e parë e Napoli gabon, +1 pikë para Interit

Nga: K. G. Më: 11 maj 2025 Në ora: 22:46
Napoli

Napoli ka gabuar para shikuesve të vet, duke luajtur baras (2:2) me Genoa-n, në takimin e javës së 36-të në Serie A.

Napoli tani ka vetëm një pikë para Interit dhe ka rrezikuar shumçka me këtë barazim. 

Amir Rrahmani, kapiten i kombëtares së Kosovës, u paraqit titullar për Napolin.

Lukaku (15') e Raspadori (64') shënuan për Napolin dhe Meret (32'- autogol) e Vasquez (84') për Genoa-n.

Napoli kryeson me 78 pikë, ka një më shumë se Interi në vend të dytë dhe Genoa renditet e 13-ta me 40 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat