Ansu Fati do të largohet nga Barcelona

Futboll

Ansu Fati do të largohet nga Barcelona

Më: 17 maj 2025 Në ora: 18:56
Ansu Fati

Ansu Fati do të largohet nga Barcelona. Dy ndeshjet e mbetura në kampionat, do të jenë të fundit për sulmuesin me fanellën e katalanasve. 

Fati e ka marrë vendimin dhe të Dielën do të përshëndesë tifozët, në ndeshjen në shtëpi ndaj Villarreal.

Futbollisti 22-vjeçar do të largohet nga Barcelona, pas 13 vitesh si pjesë e klubit, pasi ka qenë pjesë e të rinjve.

Ai kishte një aventurë te Brighton në Angli i huazuar, ndërsa pas rikthimit te Barcelona nuk ka arritur të shfaqë potencialin e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat