Evertoni fiton ndeshjen e tyre të fundit në “Goodison Park”

Futboll

Evertoni fiton ndeshjen e tyre të fundit në “Goodison Park”

Më: 18 maj 2025 Në ora: 15:13
Evertoni

Evertoni ka arritur të mposhtë Southamptonin në Premierligë.

Ndeshja u mbyll me rezultat 2-0 në favor të vendasve, pas golave të Iliman Ndiayes në minutën e 6-të dhe 45-të.

Kjo fitore është edhe fitorja e fundit e Evertonit në stadiumin e tyre ikonik, “Goodison Park”, pasi që nga sezoni i ardhshëm do të luajnë në stadiumin e tyre të ri “Hill Dickinson”.

Me këtë fitore Evertoni, mbetet në pozitën e 13-të në Premierligë, duke grumbulluar 45 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat