Reali me sytë nga Botërori i klubeve

Futboll

Reali me sytë nga Botërori i klubeve

Më: 20 maj 2025 Në ora: 19:22
Federiko Valverde

Mesfushori i Realit të Madridit, Federiko Valverde e ka bërë të qartë se skuadra do ta mbyllë me fitore sezonin me ndeshjen e fundit në shtëpi kundër Sociedadit.

Në një intervistë për mediat spanjolle ai ka përgëzuar dhe dy shokët e ekipit, Mbape dhe Bellingfam të cilët shënuan dy golat e fitores në Sevilje.

“Goli i dytë tregon se lojtarët e rinj punojnë shumë dhe kështu vijnë shpërblimet.

Gjëja e rëndësishme është të vazhdojmë të punojmë së bashku. Ka mbetur edhe një ndeshje, e fundit me tifozët tanë dhe në stadiumin tonë, dhe duhet t’i themi lamtumirë La Ligës me një fitore”, deklaroi ai.

Sikurse Bellingam, edhe uruguaiani ka deklaruar se mezi pret Kupën e Botës për Klube. “Jam vërtet i emocionuar dhe krenar që përfaqësoj Madridin në këtë garë. Do të përpiqemi ta fitojmë dhe t’u japim tifozëve një tjetër titull”, përfundoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat