FIFA fut paketa biletash për finalen e Botërorit 2026!

Futboll

FIFA fut paketa biletash për finalen e Botërorit 2026!

Më: 20 maj 2025 Në ora: 19:47
Foto ilustrim

FIFA po shet pak bileta për Kupën e Botës për Klube, prandaj ka krijuar disa “oferta speciale” të çuditshme dhe tani madje po mendon edhe rimbursime mbi ata që kanë siguruar bileta që sot kanë skonto dhe dikur ishin me vlerë më të lartë.

Gianni Infantino është i tmerruar nga mungesa e interesit për turneun e kësaj vere. Dhe kështu, organi i futbollit botëror shpik disa “paketa” të kombinuara me Kupën e Botës 2026.

Propozimi i fundit duket si një përpjekje mjaft e dëshpëruar: duke blerë të paktën 20 bileta për një ndeshje të Kupës së Botës për Klube 2025, në fakt, FIFA do të garantojë një mundësi për të blerë një biletë për finalen e Botërorit të vitit 2026.

Nëse dëshironi dy, pra, duhet të blini të paktën 40 bileta për një ndeshje të Kupës së Botës për Klube.

Çudia tjetër lidhet me faktin se te portali zyrtar i FIFA-s disa bileta të FIFA Club World Cup kushtojnë më shtrenjtë se sa te sajtet e tjera “rishitës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat