Haxhimusa mbetet në Ferizaj

Futboll

Haxhimusa mbetet në Ferizaj

Nga: K. G. Më: 21 maj 2025 Në ora: 14:35
Betim Haxhimusa

Ferizaj po kalon prej edicioneve më të mira në elitën e futbollit të Kosovës. 

Aktualisht ferizajasit renditen në vend të 5-të me 49 pikë të mbledhura.  

FC Ferizaj ka konfirmuar vazhdimin e kontratës me futbollistin me përvojë, Betim Haxhimusa.

“Vazhdojmë edhe për një sezon me Betim Haxhimusën!

Sulmuesi ynë me përvojë dhe shpirt luftarak do të jetë pjesë e ekipit edhe për sezonin e ri! 

Me grintën dhe energjinë e tij në fushë, Betimi do të vazhdojë të japë gjithçka për fanellën e klubit tonë!”, njofton FC Ferizaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat