Titullari i Skënderbeut drejt transferimit në Azerbajxhan

Futboll

Titullari i Skënderbeut drejt transferimit në Azerbajxhan

Më: 22 maj 2025 Në ora: 11:19
Marco Alia

Marco Alia ishte një nga titullarët e padiskutueshëm te Skënderbeu në këtë sezon. Gardiani i portës është një nga më të kërkuarin në këtë merkato.

Saktësisht për të ka interesime nga Azerbajxhani . Turan Tovuz është skuadra që synon tranferimin e 25-vjeçarit.

Palët mes tyre kanë nisur bisedimet. Gjithashtu janë mësuar edhe detajet e kontratës mes tyre, me palët që pritet të firmosin për 2 vite.

Në sezonin e parë, Alia pritet të përfitojë 80 mijë euro, ndërsa në sezonin e dytë kjo shifër mund të rritet në 100 mijë euro.

Nëse ko marrëveshje konkretizohet, atëherë për Alia do të ishte aventura e parë në Azerbajxhan, teksa në karrierën e tij kaluajtur në Itali dhe së fundmi në Superiore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat