Tifozët e Real Madridit nderojnë Modriçin dhe Ancelottin

Futboll

Tifozët e Real Madridit nderojnë Modriçin dhe Ancelottin

Më: 24 maj 2025 Në ora: 18:09
Pamje

Trajneri Carlo Ancelotti dhe futbollisti Luka Modric sonte e kanë ndeshjen e fundit në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Të dy tashmë është e konfirmuar se do të largohen nga Real Madridi.

E tifozët madrilenë i kanë nderuar me banerë në ndeshjen e fundit të sezonit ndaj Real Sociedadit.

“Faleminderit legjendë”, shkruajtën për Modric dhe “Faleminderit Carletto”, shkruajtën për Ancelottin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat