Knabel flet për rastin e Xherdan Shaqirit!

Futboll

Knabel flet për rastin e Xherdan Shaqirit!

Nga: K.Goca Më: 25 maj 2025 Në ora: 11:24
Knabel, Yakin e Shaqiri

Peter Knabel, President i Federatës së Futbollit të Zvicrës, ka folur edhe për rastin e Xherdan Shaqirit.

A do të rikthehet apo jo Shaqiri në kombëtaren e Zvicrës?

Ka kohë që flitet për një rikthim të mundshëm të Shaqirit në kombëtare.

Rikthimi i Shaqirit?

“Ata përdorin funksionin ‘thirrje në grup’ në telefonin e tyre celular për të lidhur Murat Yakinin dhe Xherdan Shaqirin.
Ka qenë një sezon i shkëlqyeshëm që Xherdani ka luajtur.

Kështu që mund ta kuptoj pyetjen. Por këto janë dy personalitete të rritura që e gjejnë njëri – tjetrin”, është përgjigjur Knabel për mediumin zviceran “Blick”.

Shaqiri ka pas një edicion të jashtëzakonshëm me Baselin, ku dolën kampion të Zvicrës. Tani synojnë edhe trofeun e Kupës së Zvicrës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat