Kampioni i Superiores në udhëkryq

Futboll

Kampioni i Superiores në udhëkryq

Më: 29 maj 2025 Në ora: 11:32
Arbin Zejnullai

Arbin Zejnullai është një nga liderët e Egnatias kampione. Tetovarit i ka përfunduar kontrata me mbylljen e kampionatit dhe tashmë është një futbollist i lirë në treg.

Rrogozhinasit i kanë ofruar rinovimin, por futbollisti ende nuk ka marrë një vendim mbi të ardhmen.

Kjo ndikuar edhe nga ofertat që janë bërë në drejtim të tij nga ekipe të tjera.

Saktësisht oferta e Dinamos “tundon” mesfushorin, i cili me interesimin e Ilir Dajës është vënë në një “udhëkryq”. 26-vjeçari prej 3 vitesh është pjesë e Egnatias, me të cilët ia ka dalë të fitojë 5 trofe.

2 herë titullin kampion, 2 Kupa dhe 1 Superkupë, duke qenë protagonist me paraqitjet e tij. Padiksutim që pas këtyre paraqitjeve futbollisti kërkon kushte më të mira, sidomos ato financiare. Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për mesfushorin, i cili po shqyrton 2 ofertat që ka në tavolinë për të vendosur më pas për të ardhmen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat