Maqedonia U-18 e Erhan Selimit barazon me sllovenët

Futboll

Maqedonia U-18 e Erhan Selimit barazon me sllovenët

Nga: K.G. Më: 29 maj 2025 Në ora: 22:38
Pamje nga ndeshja

Maqedonia e Veriut U-18 ka barazuar me rezultat 1;1 me Slloveninë, në ndeshjen miqësore të futbollit.

Ekipi i trajnerit Erhan Selimi luajti shumë më mirë në pjesën e parë krahasuar me pjesën e dytë. 

Maqedonia humbi disa mundësi të mira për të shënuar gol.

Maqedonia u paraqit me këtë përbërje: Gorazd Ristovski, Luka Atanasovski, David Stojanovski, Nenad Damjanovski, Emir Shabotiq, Hisar Ali, Admir Latifi, Onur Beshir, Nazif Ceka, Arif Loki, Igor Ristov.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat