Interi tronditet në prag të finales së Championsit

Futboll

Interi tronditet në prag të finales së Championsit

Më: 31 maj 2025 Në ora: 11:54
Ernesto Pelegrini

Ish-presidenti i Interit, Ernesto Pelegrini ndërroi jetë këtë mëngjes në moshën 84-vjeçare.

Ai ishte arkitekti i të ashtuquajturit ‘Scudetto i rekordeve ‘ në sezonin 1988-89, i fituar me 58 pikë nga 68 të mundshme (në atë kohë çdo fitore vlente 2 pikë). Menaxhimi i tij u karakterizua nga blerjet e gjermanëve Rumenige, Lotar Mateus, Klinsman dhe Brehme.

Trofeu i fundit i fituar nga ekipi zikaltër nën drejtimin e tij ishte Kupa UEFA e fituar në vitin 1994, duke mposhtur Salcburgun në finale. Në shkurt të vitit 1995, ai la postin e presidentit dhe ia shiti aksionet e tij të kompanisë Masimo Moratit.

“Presidenti Ernesto Pelegrini na ka lënë. Për njëmbëdhjetë vjet ai e udhëhoqi Interin me mençuri, nder dhe vendosmëri, duke lënë një gjurmë të pashlyeshme në historinë e klubit tonë. FC Internazionale Milano dhe të gjithë njerëzit Nerazzurri mblidhen rreth familjes së tij”, shkruhet në profilin zyrtar të klubit të Interit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat