Bardhi largohet nga skuadra turke

Futboll

Bardhi largohet nga skuadra turke

Nga: K.G. Më: 4 qershor 2025 Në ora: 15:44
Enis Bardhi

Pas vetëm gjashtë muajsh në petkun e skuadrës turke, Bodrumspor, kapiteni i kombëtares së Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, i thotë lamtumirë këtij kolektivi.

Tani e presin sfida të reja mesfushorin shqiptar.

Për futbollistin kanë shprehur interesim disa klube turke.

Ai erdhi në Bodrumspor nga Trabzon në afatin kalimtar dimëror.

Ndryshe, në rrjetet e tij sociale, Bardhi i falënderoi të gjithë te Bodrumspor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat